Ne rindertim
Powered by Admiral*****

 

 

 
Bien shitjet e Microsoft-it  
 

Bien shitjet e Microsoft-it

Gjigandi amerikan i prodhimit të programeve të kompjuterave, Microsoft, njoftoi rënien e parë të shitjeve që prej 23 vjetësh.Në tremujorin e parë të këtij viti, shitja e produkteve të Microsoft-it ra 6% në krahasim me një vit më parë.
Edhe fitimi i kësaj kompanie për këtë periudhë ra më shumë se 30%.
Analistët thonë se për shkak të krizës ekonomike globale, përdoruesit e kompjuterave dhe biznesi po shpenzojnë më pak në fushën e teknologjisë.
Mirëpo, të enjten rivali kryesor i Microsoft-it, kompania Apple, njoftoi se volumi i shitjes së produkteve të saj ishte rritur, pavarësisht nga kriza.
Apple po dominon gjithnjë e më shumë tregun e telefonisë celulare.
Kjo kompania shiti 3.79 milionë telefona celularë 'iphone' në tremujorin e parë, 123% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kompania Apple njoftoi se sapo ka shitur komponentin e një miliardtë të programeve të saj të softit për këta celularë apo për pajisjen e ipodit.
Në kontrast Microsoft-i i nxjerr fitimet kryesore nga shitja e sistemit Windows apo e softit që përdoret nga biznesi, siç është programi Office.
Prania e kësaj kompanie në tregun e telefonisë celulare nuk është aq e fortë sa e rivalit të saj Apple.
Analistët thonë se Microsofti po humbet gjithnjë e më shumë terren në këtë treg.
Ekspertët thonë se pavarësisht nga kohërat e vështira, konsumatorët duken të gatshëm për të shpenzuar para për të blerë produktetet e Apple-it, iphone apo ipod, sepse ato konsiderohen si produkte që ata duhet t'i kenë patjetër. /bbc/
 
     
 
 
 

 

 

Opoja
Në një intervist me mediat kryetari i komunës së prizrenit tha se gjat mesit te këtij viti do te filloj ndertimi i rruges prizren - maqedoni duke kaluar...
Bota

Polici gjerman vjedh bankën

As gjermanët nuk janë më si dikur! Një polic ka vjedhur bankën në qytezën gjermane Angelbachtal, rreth 50 kilometra në veriperëndim të Karlsruhes, ka njoftuar policia....
-Sport-
Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, është në kërkim të një pune të re, ndërsa së fundmi është lidhur me postin e trajnerit të Bayern Munichut, që të hënën ka shkarkuar Juergen ...
 
Njoftohet se Blutë do të udhëtojnë në Spanjë në mungesë të qendërmbrojtësit Ricardo Carvalho dhe ish-mesfushorit të Barcelonës, Deco. ...
 
Fotoja e javes
 
 

Zhvilluar dhe dizajnuar nga: Arbër Batijari