Njoftohet se Blutë do të udhëtojnë në Spanjë në mungesë të qendërmbrojtësit Ricardo Carvalho dhe ish-mesfushorit të Barcelonës, Deco.Të martën mbrëma në Camp Nou zhvillohet takimi i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Chelseat, ndërsa për shkak të lëndimeve, skuadra nga Liga Premier nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Carvalhos dhe Decos, ndërsa mungesave iu shtohet edhe i suspenduari Ashley Cole.
Skuadra e plotë e Chesleat e cila do të udhëtojë në Barcelonë:
Cech, Hilario, Belletti, Alex, Ivanovic, Bosingwa, Mancienne, Terry, Lampard, Ballack, Obi, Kalou, Essien, Malouda, Di Santo, Anelka, Stoch, Drogba, Quaresma
Mancini mund ta drejtojë Juven?
Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, është në kërkim të një pune të re, ndërsa së fundmi është lidhur me postin e trajnerit të Bayern Munichut, që të hënën ka shkarkuar Juergen Klinsmannin, ndërkohë agjenti i tij Giorgio De Giorgis ka bërë të ditur se ai do të konsiderojë çdo propozim që do t’i ofrohet duke përmendur edhe Juventusin.
Edhe pse drejtuesit e skuadrës bardhezi kanë konfirmuar qëndrimin e trajnerit aktual Claudio Ranieri, paraqitjet e dobëta të Zonjës së Vjetër e kanë bërë të pasigurt stolin e tij.
“Roberto duhet ta drejtojë ndonjë skuadër. Ai do t’i përgjigjet kujtdo që e kërkon. Prandaj, nëse Juventusi bën një ofertë, ai do të mendojë për të”, ka thënë agjenti i Mancinit.
Bundesliga: Dështim i skuadrave të para
Në takimet e zhvilluara të shtunën në Bundesligë, skuadrat të cilat i prijnë tabelës kanë dështuar të fitojnë.
Lideri i tabelës, Hoffenheim, ka barazuar në udhëtim kundër skuadrës së fundit në tabelë Monchengladbach, me rezultat 1-1.
Karlsruhe e ka mposhtur Hamburgun me rezultat 3-2, ndërsa sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani nuk u inkuadrua aspak në këtë fitore.
Bayer Leverkuseni është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Stuttgartit me rezultat 2-4.
Schalke e ka mposhtur Weder Bremenin me rezultat minimal prej 1-0. Ndërsa duhet të përmendur se të premten barazoi edhe skuadra e dytë në tabelë, Hertha Berlin, përballë Arminia Bielefild.
Në një intervist me mediat kryetari i komunës së prizrenit tha se gjat mesit te këtij viti do te filloj ndertimi i rruges prizren - maqedoni duke kaluar...
Bota
Polici gjerman vjedh bankën
As gjermanët nuk janë më si dikur! Një polic ka vjedhur bankën në qytezën gjermane Angelbachtal, rreth 50 kilometra në veriperëndim të Karlsruhes, ka njoftuar policia....
Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, është në kërkim të një pune të re, ndërsa së fundmi është lidhur me postin e trajnerit të Bayern Munichut, që të hënën ka shkarkuar Juergen ...