Ne rindertim
Powered by Admiral*****

 

 

Polici gjerman vjedh bankën

As gjermanët nuk janë më si dikur! Një polic ka vjedhur bankën në qytezën gjermane Angelbachtal, rreth 50 kilometra në veriperëndim të Karlsruhes, ka njoftuar policia.

Mashkulli pesëdhjetëvjeçar ka hyrë në bankë, ka nxjerrë revolen e tij policore dhe ka kërkuar para të thata. Pas kësaj ka ikur me disa mijëra euro.

Polici është kapur shumë pak kohë pas plaçkitjes dhe ka pranuar krimin. Tani është në paraburgim derisa policia po hulumton nëse ai është i përzier në veprime tjera të paligjshme.

 

 
Teknologji
Kapen 165 kg kanabis në Liqenin e Shkodrës  
 

Një varkë me 164.5 kg kanabis sativa është kapur mbrëmë në ujërat e Liqenit të Shkodrës në afërsi të Hanit të Hotit.Ngarkesa me lëndë narkotike u sekuestrua nga policia teksa trafikantët po tentonin dërgimin e saj në Malin e Zi. Policia bën të ditur edhe ndalimin e personave përgjegjës të trafikut të lëndës narkotike.
Patrullat e përbashkëta të policisë kufitare shqiptare e malazeze, kanë identifikuar një varkë me ngarkesë lënde narkotike që po kalonte drejt Malit të Zi nga Shqipëria.
Ka qenë ora 23:45 e së dielës kur patrulla e përbashkët e policisë kufitare të Shkodrës dhe asaj malazeze ka identifikuar mjetin në ujërat e liqenit të Shkodrës, afër Hanit të Hotit .
Skafi i policisë kufitare është vënë në ndjekje të mjetit dhe ka kapur në flagrancë shtetasin Flori Ramaj 21 vjeç nga Goshaj i Malësisë së Madhe dhe sasinë e lëndës narkotike që dyshohet se është kanabis sativa e cila ndodhej në varkë.
Personi tjetër që ndodhej në varkë ka mundur të largohet duke dalë në tokë, por në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shkodrës është mundur të ndalohet rreth 2 orë më pas. Ai është Kristian Ramaj 18 vjeç, kushëri i personit të ndaluar fillimisht .
Lënda narkotike 164.5 kg është sekuestruar së bashku me automjetin që ka shërbyer për transportimin e tij deri në breg të liqenit. /Shekulli/

 
     
 
 
 

 

 

Opoja
Në një intervist me mediat kryetari i komunës së prizrenit tha se gjat mesit te këtij viti do te filloj ndertimi i rruges prizren - maqedoni duke kaluar...
Bota

Polici gjerman vjedh bankën

As gjermanët nuk janë më si dikur! Një polic ka vjedhur bankën në qytezën gjermane Angelbachtal, rreth 50 kilometra në veriperëndim të Karlsruhes, ka njoftuar policia....
-Sport-
Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, është në kërkim të një pune të re, ndërsa së fundmi është lidhur me postin e trajnerit të Bayern Munichut, që të hënën ka shkarkuar Juergen ...
 
Njoftohet se Blutë do të udhëtojnë në Spanjë në mungesë të qendërmbrojtësit Ricardo Carvalho dhe ish-mesfushorit të Barcelonës, Deco. ...
 
Fotoja e javes

 

 
 

Zhvilluar dhe dizajnuar nga: Arbër Batijari