Ne rindertim
Powered by Admiral*****

 

-Gjeografia - Pamje nga liqeni i Breznes
 

Është trevë fushore e rrethuar me male. Fundi i fushës fillon rreth 800 m dhe ngritet deri në 1300 m. Vendbanimet shtrihen kryesisht në skajet e fushës, por ka edhe në mesin e saj. Ka klimë malore, rrethohet nga izoterma vjetore 8- 10 gradë C, me reshje mbi 1000 mm. Në fizinominë e fushës mbizotrojnë arat me drithëra: thekër, tërëshërë, grurë, misër, patate, livadhe, kullota dhe pyje (ahu, dhushku, etj)
 
   
 
2. Opoja trevë e lasht shqipëtare  
 

Opoja bën pjesë në regjionin me jugperendimor të Republikes së Kosovës. Si e tërë Kosova, edhe kjo trevë, nga pozita e përshtatshme gjeografike, ka bërë të mundshme, që nga kohët më të vjetra, influencat e llojllojshme kulturore dhe veprimtari të ndryshme ekonomike. Kushtët klimatike dhe përbërja pedologjike e tokës mundësoi që në të të zhvillohen cereali të ndryshme. Këto gjëra kanë ndihmuar që njerëzit të banojnë në këtë trevë qysh në kohën e neolitikut më të vjetër. Pastaj qenja e kësaj treve pranë gërshetimit të vijave natyrore të komunikacionit me Luginën e Drinit, Ibrit, Moravës, Vardarit e ka bërë të mundur zhvillimin e një jete aktive të banorëve të kësaj treve.

Mund të thuhet me siguri se tërritori i Opojes është indoevropeizuar në të kaluar nga neoliti në kohen e metalit, madje nën influencën e kulturës së regjionit puntostepik. Banorët e saj ishin dardanët, fis ilir. Ata banonin në këto treva qysh nga fillimi i indoevropeizimit të tërritoreve të Gadishullit Balikanik. Ne këtë trevë janë të evidentuara shumë tuma të lashta iliro-dardane. Një lagje e fshatit

 

Zapllugje edhe sot quhet Tumë.Të dhënat e shkruara të autorëve antikë, sidomos ato të “Gjeografise”së Strabonit, janë tëpër të pakta për njohjen e së kaluares së kësaj treve. Në bazë të të dhënave të shkruara të autorëve antikë dihet se dardanët, pra edhe opojarët e lashtë, kanë qenë në luftë të përhershme me fqinjët e tyre. Ata janë dalluar sidomos në luftë kundër maqedonëve, e me vonë edhe kundër romakëve.

Në luftërat kundër Perandorisë Romake, si e tërë toka ilire dhe Dardania edhe banorët e lashtë të Opojes, qëndruan dhe luftuan me shumë sukses kundër saj. Mirëpo, me fitoren definitive të romakëve kundër Persisë, në Iuftën afër Pidnes në vitin 168 para erës re, si shumë popuj tjerë edhe ilirët u bënë viktimë e romakeve. Kështu dardanët dhe territori I tyre, hynë në suazat e politikës provinciale të Perandorisë Romake. Mirëpo, për shkak të pozitës se vet të posaçme nacionale, Dardania mbeti gjithnjë si një tërësi unike. Kjo veçanti individuale u reflektua edhe në reformat administrative të Dioklecianit, e me vonë edhe të Konstantinit, nga se edhe në shek IV t.e.s Dardania është gjithnjë provincë e pavarur. Kjo tregon se romanizimi në tokën tonë ka patur karaktër të perciptë. Mesjeta pllakosi rëndë mbi tokat shqiptare, pra edhe mbi Kosovën dhe regjionin e Opojes.

Treva jonë shekuj me rradhë ishte territor shtetëror i Bizantit. Në kohën e Stefan Pervovençanit iu bashkua shtetit serb Prizreni dhe regjioni i tij, pra edhe Opoja, që për një kohë të shkurtër (në fillim të shek.XIII) ishtë nën pushtetin bullgar. Edhe pse historiografia sllave, e në veçanti ajo serbe, periudhen e sundimit të nemanjiçëve mundohen ta tregojnë si periudhë kur kjo trevë bën hapa përpara në zhvillimin politik, ekonomik e kulturor, faktet tregojnë se populli shqiptar përjetoi periudhën me të errët të ekzistimit të vet. Opoja, gjatë kesaj periudhe, pësoi dëme shume të mëdha. Shumë fshatra të saj, sunduesit nemanjiceve i bënë pronë të manastireve të veta, si ai i Shën Arhangjejve, Shën Premtës, etj. Të gjithë banorët u ngarkuan me taksa të mëdha dhe punë të detyruar, që duhet ta bënin për intëresat e okupatorit. Për shembull gjersa Drinia ishtë e ngarkuar ta siguronte drithin për Manastirin e Shen Arhangjejve, sredskasit siguronin sanen, opojarët e furnizonin këtë manastir me prodhime blegtorale (mish, tlyen, djath e kajmak).

Në fushën e besimit, gjuhes dhe kulturës u bënë ndryshime të dhunshme dhe shumë të mëdha në ketë trevë. Qendra kishtare shqiptare në Ulinë e cila tubonte rreth vehtes të gjitha  kishat e Opojës, Gorës, të Sdretskajve dhe një pjese të fashtrave të Tetovës u la pas dore si dhe shtresa e ngritur feudale shqiptare për t’u favorizuar ajo shkizmatike në mënyrë që përms kësaj të bëhet sallavizimi i kësaj treve të pastër iliro-shqiptare, u bë ndërrimi i dhunshëm i emrave të banorëve, mikro dhe makro toponimisë, ejt.

     
 
 
Ngritja e dy qendrave urbane
 
 

Nga fundi i shek. IV të erës sonë dy familje blektorësh ngritën dy stacione për buajtje dhe për shkëmbimin e kuajve për tregtarët e Ilirisë verilindore që tregtonin në Maqedoni. Këto dy stacione të lashta tregtarët u vunë emrat sipas familjeve: stacioni i Gostilit ( një toponim me emrin Gostil, është edhe në veri të liqenit të Shkodrës, që nga shek.III – II para erës sonë ) dhe stacioni i Zinovës.
Me kalimin e kohës këto dy stacione u bënë qendra ekonomike të lulëzuara, pasi në këto stacione zbritën edhe shumë familje të tjera blegtorësh e bujqish, që merreshin me tregti dhe zejtari.
Në shek. V të erës sonë, Gostili dhe Zinova, së bashku më përiferinë e afërt blektorale e bujqësore formonin në atë kohë dy qytet – shtete të vogla, me disa qindra banorë. Shtëpitë e këtyre qyteteve në kohë të vjetra, veëenarisht në kohën e depërtimit të helenizmit në Ballkan, bëhej duke ia shtuar emrit të themeluesit prapashtesën: polis.

 Alternativa e emërimit

Emrat e qyteteve u përdorën në dy forma: me prapashtesën o – polis, dhe me prapashtesën o – pol. P.SH., Konstantin- o – polis ( Stambolli ), Adrian – o – polis ( Edrenja ), Alban- o – polis ( Zgërdheshi i Krujës ), Adrian- o – polis ( Nëpravishta e Gjirokastrës ) etj, ose Konstantin – o – pol, Adrian- o – pol, Alban – o – pol, etj.

Ilirët dhe pasardhsit e Ilirëve i emërtonin qytetet, duke ia bashkangjitur prapashtesën: o – pojë . P.Sh.Konstantin – o – pojë, Adrian- o – pojë, Alban – o – pojë, etj. Kështu tregtarët e Ilirisë Verilindore këto dy stacione që kishin marrë pamjën e qyteteve i quajtën Gostil – o – pojë dhe Zinov – o – pojë. Ndersa, banorët e kësaj treve që kishin ngritur fshatrat e tyre rreth e qark tyre i quanin shkurt Opojë, duke përdorur vetëm kuptimin “qytet “.

Ka gjasë që në këto dy qytete, Gostil dhe Zinovë, ra sëmundja e tmërrshme – murtaja. Të frikësuar se do të përhapej edhe në fshatrat përreth, fshatarët ua vunë zjarrin, duke i rrafshuar për tokë. Kështu nga gërmadhat e gostilit dhe Zinovës ngeli vetëm toponimi Opojë.

Në fund të mesjetës së mesme dhe në fillim të mesjetës së vonë, në gërmadhat e qytetit të lashtë të Zinovës u ngrit një qytet i bukur me emrin e dikurshëm Zinova.

Gjatë sundimit të Stefan Dushanit ( 1333 – 1355 ), ku qendrat kryesore të kësaj Perandorie u bënë Prizreni dhe Shkupi, u bë edhe zëvendësimi i toponimeve autoktone ilire e arbërore. Lidhur me këtë ekziston një histori:

Kur u shemb për së dyti qyteti i Zinovës nga sëmundja dhe zjarri, Dushani doli personalisht dhe kur pa se Opoja ishte shndrruar në fushë, i ngazëllyer bërtiti: “ O, polje ( O, fusha )! Kështu lindi toponimi sllav, “Opolje”.

Si rrjedhim edhe kur vendet ballkanike ranë nën sundimin turk dhe kur u bë ndarja administrative, Opoja u quajt nga turqit sipas toponimit sllav “Opolje”, çka konstatohet e shkruar edhe në librin e Selami Puhalës:” Popullsia shqiptare e Kosovës gjatë shekujve XV – XVI”, ( Tiranë, 1984 ).

 
     
 
Zinova dëshmi e lashtësisë sonë
 
 

Që të argumentojmë të dhënat e lartëshenuara,  patjetër duhet t’i hedhim një sy trevës sonë, duke evidentuar gjurmët e lashtësisë në të. Autorët që u morën me evidentimin e të dhënave mbi lashtësinë e kësaj treve janë shumë të varfër dhe të përciptë .

Ata regjistrojnë disa vendbanime si Zinovën dhe rrënojat mbi fashatin Bresanë, por me qëllim që mos t’i kundërvehën shkollës pansllaviste serbe i regjistrojnë ato si vendbanime mesjetare, dhe atë të mesjetës së vonë, kur në keto treva sundonte shteti nemanjid.

Me të dalë në Opojë,  përmes rrugës së asfaltuar Prizren-Dragash, nën Kroin e Hajdutëve, kur të lëshohesh në fushën e fshatit Brezne, në dy kodrina të vogëla vërehen shenjat e një vendbanimi të lashtë si dhe varrezat e pa evidentuara që vendasit i quajnë: “Varret e Krushqve”. Në skajin më jugor të Fushes së Mejdanit janë rrënojat e lashta të vendbainmit Gostil. Nën fshatin Ulinë janë rrënojat e qendrës së lashtë kishtare.Nën fshatin Brrut, pranë rrjedhjes se Lumit të Zinovës, janë themelet e kishës së lashtë katolike shqiptare. Në territorin e fashatit Zgatar janë rrënojat e lashta të njohura në shënimet e vjetra si: Truallishta German. Në lagjen Priftajt të fshatit Blaq janë gjithashtu, rrënojat e një kishe të lashtë.Mbi fshatin Bresane gjenden themelet e një keshtjelle e lashtë pranë lagjes Pashajt të fshatti Kuk, në anën e djthtë të lumit Tenovë gjenden rrenojat e një vendbanimi të lashtë. Pa mëdyshje, vendbanimi me I lashtë dhe me I ruajtur në kujtesen e banoreve të opojes është Zinova. Ky qytet I lashtë shqiptarë përmendet në amanetin e opojarit të famshem Kukli Mehmet Begut në fillim e shek.XVI-të. Po ashtu përmendet edhe në regjistrimet e popullsise nga pushteti osman në shek.XIV-XV-të.

Qyteti I Zinoves shtrihet në qendër të rafshit të Opojes, në derdhje të lumthit Tenovë në atë të Zinoves, pranë sukave të Kunoqarit, në territorin që edhe sot mban emrin Zinovë.

Për madhesinë, gjendjen ekonomike dhe rrolin e ketij qyteti nuk mund të flasim, së paku gjerë me tani, pasi në vendshtrirjen e ketij qyteti nuk është bere asnjë germin arkeologjik.Dy tumat e Zinoves ajo në anë jugore të qytetit, e nohur si Tuma e Mejdanit dhe ajo në anën verilindore të tij, edhe sot  qëndrojnë të pa prekura nga dora e arkeologut.

Në popoll thuhet se këtë qytet “e ka farue murtaja”. Po ashtu fare pak dime dhe për banoret e Zinoves. Në baze të regjistrimeve kadastrale osmane, verehet se me shuajtjen e Zinoves dhe ikjen e banoeve prej saj formohen tri fshatra të reja në Opoje: Bresana, Kuklibegu dhe Kuki. Pra, mund të konstatojme se banoret e lashtë të Zinoves janë banorët e këtyre tri fsharave të reja të Opojes duke mos përjashtuar  mundesinë që ndonjë familje të jetë vendosur edhe nëpër fshatrat tjera egzistuese të Opojes, me rstin e ikjes nga murtaja dhe shpalljes se tij “qytet i mallkuar”. Duke dhenë ketë pasqyre për lashtësinë e Opojes, pa dyshim jo të plotë shpresoj se edhe një informim të këtillë të kondensuar  për të kaluarën e ketij regjioni do të kontribuoj që të zhvillohen  në ne dhe në gjeneratat e ardheshme ndjenjat bujare në mënyrë që të cmojmë dhe të kultivojmë të mberrimet, ekzistimin dhe qëndresën e pa ndërprerë në këto troje. Opoja është trevë, e kaluara dhe historia e së cilës na obligon që të mendojmë për të me respekt, vec tjerash edhe për shkak se njerezit, të cilët kanë një të kaluar të tillë, meritojnë të jenë krenar dhe të lumtur!

 E. BATIU

 
     
 
 
 

Zhvilluar dhe dizajnuar nga: Arbër Batijari